Kolonë 3 kilometra e gjatë në Kakavijë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një situatë e pazakontë po ndodh në kufirin me Shqipërisë dhe Greqisë.

Radhë të gjata deri në 3 km regjistrohen aktualisht nga pika e kontrollit në Kakavijë.

Vonesat po shkaktohen nga dyndja e njëkohshme e qindra mjeteve që nxitojnë të hyjnë në shtetin grek para datës 16 gusht, e përcaktuar si afati i fundit kur karantinimi nuk është i detyrueshëm.

Aktualisht ka persona që gjenden në pritje prej më shumë se 8 orësh.

Procedura e përpunimit të dokumentacionit në anën greke të kufirit është e dyfishuar edhe për shkak të kryerjes së testimit me përzgjedhje për Covid-19./TCH/

Share This Article