KOLORADO – Gjykata e Lartë ndalon Donald Trump nga primaret e 2024-s

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

DENVER, 20 dhjetor /ATSH-DPA/ – Donald Trump nuk mund të paraqitet në primaret e këtij shteti, vendosi dje Gjykata e Lartë e Kolorados, në një sfidë ligjore, pasi ish-presidenti kërkon nominimin republikan për vitin 2024.

Gjykata e Lartë, në një opinion 4-3, zbuloi se Trump është i ndaluar sipas një dispozite të Amendamentit XIV, që ndalon njerëzit që janë përfshirë në kryengritje të kandidojnë për  një post.

”Ne arritëm në përfundimin se për shkak se presidenti Trump është skualifikuar nga mbajtja e detyrës së presidentit sipas Seksionit të Tretë (të Amendamentit XIV), do të ishte një veprim i gabuar sipas Kodit Zgjedhor që Sekretari të listonte Presidentin Trump si kandidat në votimin primar presidencial”, shkruan shumica e gjykatës në opinion.

Rasti i Kolorados është i pari nga shumë sfida ligjore në të gjithë vendin që rezulton në një vendim që skualifikon Trump nga fleta e votimit.

Është pothuajse e sigurt se ekipi i tij ligjor do të apelojë vendimin e së martës në Gjykatën e Lartë të SHBA.

Gjykata e Lartë e shtetit e shtyu vendimin e saj deri më 4 janar, një ditë përpara afatit të shtetit për të certifikuar primaret, përveç nëse gjyqtarët federalë urdhërojnë ndryshe.

Në dhënien e ndalimit, thotë opinioni i gjykatës, gjyqtarët ishin “të vetëdijshëm se ne  po udhëtonim në një territor të paeksploruar”./ a.jor.

Share This Article