Kolumbia arreston bosin më të kërkuar të drogës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trafikuesi më i kërkuar i drogës në Kolumbi dhe lideri i grupit më të madh kriminal të shtetit, është arrestuar të shtunën.

Dairo Antonio, i njohur më mirë si Otoniel, është kapur pas një operacioni të përbashkët të ushtrisë, forcave ajrore dhe policisë.

Qeveria kolumbiane pati ofruar 800,000 dollarë shpërblim për këdo që do të ofronte informacione për vendndodhjen e tij, derisa SHBA-ja vendoi një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për kokën e tij.

“Kjo është goditja më e madhe kundër trafikimit të drogës në vendin tonë, në këtë shekull. Kjo goditje mund të krahasohet me rënien e Pablo Escobarit në vitin 1990”, ka thënë presidenti kolumbian Iván Duque.

Otoniel është arrestuar në një vend të fshehtë në provincën Antioquia në veriperëndim të Kolumbisë, shumë afër kufirit me Panamanë. Derisa detajet e operacionit ende nuk janë bërë të ditura, presidenti Duque ka thënë se një polic ka mbetur i vrarë gjatë tij.

Share This Article