Komandanti amerikan: Al-Qaida është rritur brenda Afganistanit që nga largimi i trupave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Grupi ekstremist Al-Qaida është rritur pak brenda Afganistanit që kur forcat amerikane u larguan në fund të gushtit dhe udhëheqësit e rinj talebanë të vendit janë në mëdyshje nëse do të përmbushin premtimin e tyre të vitit 2020 për të prishur lidhjet me grupin, ka thënë komandanti më i lartë amerikan në rajon.

Gjenerali Frank McKenzie, kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së, tha në një intervistë me Associated Press se largimi i ushtrisë dhe mjeteve të inteligjencës amerikane nga Afganistani e ka bërë shumë më të vështirë gjurmimin e al-Qaidas dhe grupeve të tjera ekstremiste brenda Afganistanit.

“Ne jemi ndoshta në rreth 1 ose 2% të aftësive që dikur kishim në Afganistan” tha ai, duke shtuar se kjo e bën “shumë të vështirë, jo të pamundur” sigurimin që as al-Qaida dhe as grupi i Shtetit Islamik në Afganistani, të mos paraqesin një kërcënim për Shtetet e Bashkuara.

Duke folur në Pentagon, McKenzie tha se është e qartë se al-Qaida po përpiqet të rindërtojë praninë e saj brenda Afganistanit, i cili ishte baza nga ku planifikoi sulmet e 11 shtatorit 2001 kundër Shteteve të Bashkuara.

Share This Article