Komandot shqiptarë në Britaninë/ Përgatiten për garën më të vështirë të patrullimit në botë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komandot shqiptarë janë duke u përgatitur për një stërvitje të madhe që do të zhvillohet së shpejti në Britaninë e Madhe. Ministria e Mbrojtjes tha se “përgatitja për stërvitjen Cambrian Patrol vazhdon me intensitet. Duke u përqëndruar në zhvillimin e aftësive të tyre, efektivët e Forcës Tokësore përmbyllën me sukses kalimin e pengesave ujore, duke demonstruar sktësi dhe aftësi të larta. Të sigurtë, që me profesionalizmin e tyre ata do të japin më të mirën në stërvitjen e madhe “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar duke u bërë shembulli më i mirë i suksesit dhe përkushtimit”. 

“Cambrian Patrol” konsiderohet gara më e vështirë dhe më sfiduese e patrullimit në botë dhe vitin e kaluar mblodhi 107 ekipe nga 25 shtete në malet e Uellsit për të provuar vendosmërinë e tyre fizike dhe mendore.

Share This Article