Kombëtarja mbërrin në Çeki, mesfushori kuqezi nuk ia del dot për sfidën e 7 shtatorit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar sot drejt Pragës në kuadër të ndeshjes së radhës në republikës Çeke që luhet më datë 7 shtator në stadiumin “Fortuna Arena”.

Skuadra është nisur paradite nga aeroporti i Tiranës për të mbërritur në mesditë në kryeqytetin çek e duke u akomoduar menjëherë në hotel. Departamentin i Komunikimit në FSHF bën me dije se vetëm mesfushori Qazim Laçi nuk ka udhëtuar me grupin dhe nuk do të jetë i gatshëm për shkak të gjendjes gripale.

Lojtari ka qëndruar në Shqipëri dhe stafi teknik shpreson ta ketë në dispozicion për ndeshjen e dytë ndaj Polonisë, që luhet më 10 shtator. Pjesa tjetër e grupit është e plotë dhe të gjithë gëzojnë formë të mirë.

Në aeroport delegacioni kuqezi u prit edhe nga Ambasadori i Shqipërisë në Republikën Çeke, Sh.T.Z. Ilirian Kuka, i cili u takua me ekipin e stafin teknik dhe u uroi suksese në këtë ndeshje të rëndësishme për objektivat e kuqezinjve në kualiifikueset e Europianit 2024.

Kombëtarja do të zhvillojë seancë zyrtare stërvitore në ora 18:0o në stadiumin e ndeshjes, ndërkohë që po sot trajneri Silvinjo do të jetë në konferencën zyrtare për shtyp në stadiumin e ndeshjes.

Share This Article