Kombëtarja miqësore me Kroacinë në “Elbasan Arena

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqipëria U-20 e drejtuar nga trajneri Ilir Biturku, do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj përfaqësueses U-20 të Kroacisë.

Kuqezinjtë këtë sfidë miqësore do ta zhvillojnë në datën 16 nëntor në stadiumin “Elbasan Arena” ora 14:00. U-20 do të grumbullohet në datat 12 deri në datën 16 nëntor në qytetin e Elbasanit, ku do të përgatiten për këtë përballje.

Më poshtë lista e futbollistëve të grumbulluar të Biturkut, ku vihet re se janë shtatë futbollist nga 20 në total, nga kampionati shqiptarë. Arlis Shala nga “Flamurtari”. Kristi Qarri dhe Elmir Lekaj nga ‘Vllaznia”. Enes Isufi  dhe Ardit Oshafi nga “Luftëtari”, Tedi Cara nga “Besa” e Kavajës dhe Adolf Sinani nga “Katrioti”. /j.p/

Share This Article