Kombëtarja nuk mposht dot Gjeorgjinë, por fiton Asllanin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kombëtarja shqiptare nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim pa gola në takimin miqësore ndaj kombëtares së Gjeorgjisë të zhvilluar në Air Albania.

Pas humbjes 2-1 në Spanjë, kuqezinjtë e dominuan Gjeorgjinë në miqësoren e dytë brenda 3 ditëve, por nuk arritën të ishin të qartë para portës.

Edhe pse pritej shumë në këtë ndeshje nga Armando Broja, sulmuesi 20-vjeçar u aktivizua vetëm në pjesën e parë, duke mos pasur asnjë mundësi të mirë për shënim.

Në pjesën e dytë, Reja e mbështeti lojën tek Asllani, i cili duket se e ka të ardhmen të sigurt jo vetëm te Kombëtarja, por edhe një karrierë të ndritur. Vrapoi shumë, goditi në portë, por nuk mundi të shënojë.

Share This Article