Kombëtarja shqiptare niset drejt Turqisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kombëtarja shqiptare e Futbollit është nisur drejt Turqisë, për të zhvilluar ndeshjen kualifikuese për EURO 2020.

Ekipi kombëtar është grumbulluar prej të hënës në prag të ndeshjeve kualifikuese kundër Turqisë në 11 Tetor dhe ndaj Moldavisë më 14 Tetor, të dyja përballje në transfertë.

Trajneri i kombëtares, italiani Edoardo Reja ka grumbulluar 25 lojtarë për këto dy sfida, të cilat janë mjaft përcaktuese në ecurinë e Kombëtares shqiptare në grupin H.

Shqipëria aktualisht renditet e 4-ta në grup me 9 pikë pas 6 ndeshjeve, ku ka arritur 3 fitore dhe 3 humbje me 10 gola të shënuar dhe 9 të pësuar.

Grupi kryesohet nga Franca  dhe Turqia të dyja me 15 pikë. Ndërsa Islanda renditet e treta me 12 pikë. Në vendin e pestë renditet Moldavia me 3 pikë dhe në fund Andorra me zero pikë./ATSH/

Share This Article