Kombëtarja e Shqipërisë në futboll është përmirësuar me tre pozicione në renditjen e FIFA-s për muajin tetor.
Kombëtarja e drejtuar nga trajneri italian Edoardo Reja mban tashmë vendin e 63-të në renditje nga vendi 66-të që mbante në muajin shtator.
Ky përmirësim ka ardhur pasi Kombëtarja shqiptare triumfoi 0-1 ndaj Hungarisë në Budapest, por u mposht 0-1 ndaj Polonisë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë në ndeshjet e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.
Sa i përket renditjes së përgjithshme, Belgjika vijon të mbajë vendin e parë pavarësisht se u rendit e katërta në Ligën e Kombeve duke humbur si me Francën ashtu edhe me Italinë. Në vend të dytë renditet Brazili, ndërsa në vendin e tretë Franca, e cila arriti të fitojë “Ligën e Kombeve” në finale kundër Spanjës.
![](https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/10/61712bca31f77shqiperia-renditje.png)
![](https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/10/61712bca31f77shqiperia-renditje.png)