Kombëtarja shqiptare prek tokën serbe, pritet nën masa të rrepta sigurie

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Serbi për ndeshjen e shumëpritur të së shtunës ndaj skuadrës vendase. Kuqezinjtë janë pritur nën masa të rrepta sigurie në aeroport, me një prani të konsiderueshme të forcave policore dhe agjentëve të sigurisë.

Sfida që do të luhet në “Dubocica Stadium” të Leskovacit është cilësuar si një ndeshje për “jetë a vdekje” për fatet e Shqipërisë në rrugën drejt Kampionatit Botëror 2026.

Atmosfera para përballjes pritet të jetë e ndezur, ndërsa autoritetet serbe kanë marrë masa shtesë për të shmangur çdo incident. Kombëtarja do të zhvillojë seancën e saj të fundit stërvitore në mbrëmjen e sotme, përpara se të zbresë në fushë për sfidën e së shtunës në orën 20:45.

Share This Article