Kombëtarja zhvillon seancën e parë stërvitore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e eliminatoreve të Botërorit Katar 2022 ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Kuqezinjtë kanë zhvilluar dje seancën e parë stërvitore nën urdhrat e trajnerit Edoardo Reja dhe stafit teknik në kompleksin Tropikal në Durrës.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në seancën e djeshme nuk kanë marrë pjesë vetëm 4 nga lojtarët e ftuar për këto dy sfida.

Mbrojtësi Marash Kumbulla dhe sulmuesi Bekim Balaj të cilët mbërritën gjatë pasdites së të hënës në Shqipëri, ndërsa portieri Thomas Strakosha nuk është stërvitur me grupin për shkak të një shqetësimi në gju dhe i është nënshtruar testeve mjekësore të mëtejshme.

Me skuadrën nuk ka qenë të hënën as sulmuesi Armando Broja, i cili pritet të mbërrijë sot në Shqipëri.

Skuadra do të vijojë sot me përgatitjet teksa ekipi kuqezi do të zbresë në ora 15:00 në fushë për stërvitjen e radhës./ATSH/

Share This Article