ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Tragjedi në finalet e ATP, vdesin dy spektatorë 1 hour ago
Ngjela komenton thirrjen e SPAK për Berishën, për 21 Janarin: Revolta popullore nuk qëllohet me plumba 1 hour ago
Të mësosh më shumë për një foshnjë për ta bërë atë një ‘zotëri anglez’ – A ia vlen paratë? 4 hours ago
Ish-presidenti francez Sarkozy lirohet nga burgu pas tre javësh 4 hours ago
Si e tejkaluan SHBA-të Kinën si investitori më i madh i huaj në Afrikë 4 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kombinimet e mundshme për formimin e Qeverisë së re të Kosovës

albnews by albnews
7 March, 2025
in Kosova
0
Kombinimet e mundshme për formimin e Qeverisë së re të Kosovës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Të gjitha votat e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë më në fund u numëruan. Ndonëse rezultati ka mbetur të certifikohet, pasqyra tani është më e qartë se kush i ka gjasat reale për ta formuar Qeverinë e re.

Të enjteve, Radio Evropa e Lirë ju sjell një material të kompletuar për temën më të përfolur të javës, dhe ju njofton se çfarë ia vlen të dini për të.

RelatedPosts

Çfarë dëshmoi Hill në ditën e parë të dëshmisë në Hagë

Gjykata i vazhdon paraburgimin të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit

“Përdori administratën për zgjedhje”, Kurti amortizon akuzat: Kundërshtarët u bënë bashkë

Në një anketë të publikuar ditë më parë në ueb-faqen tonë, i kemi pyetur lexuesit e Radios Evropa e Lirë se kush, sipas parashikimeve të tyre, do ta formojë Qeverinë e re të Kosovës.

Mes tri opsionesh – Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me minoritetet, Lëvizja Vetëvendosje me një parti opozitare, apo partitë opozitare – 60 për qind e pjesëmarrësve kanë votuar për të parin.

Anketa si kjo, diskutime e kalkulime na kanë parë sytë që tri javë, gjithandej.

LVV-ja, që aktualisht është në pushtet dhe ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, është zotuar se do ta formojë sërish Qeverinë.

Udhëheqësi i saj, njëherësh kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se po pret certifikimin e rezultateve, para se anëtarët e partisë së tij të ulen dhe të shikojnë rrugën përpara:

“Nuk ka ndryshuar situata që ne të kemi qëndrime tjera sa u përket kundërshtarëve tanë. Është bërë luftë hibride kundër Qeverisë sonë dhe LVV-së, dhe kemi dalë fitimtarë, dhe fitimtari duhet dhe do ta formojë Qeverinë e re”.

Si mund ta bëjë LVV-ja Qeverinë e re?

Menjëherë pas publikimit të rezultateve preliminare, Kurti ka hedhur poshtë mundësinë e ndonjë koalicioni me partitë e mëdha shqiptare që janë në opozitë – Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Edhe këto tri parti opozitare kanë thënë se nuk do të bashkëpunojnë me Kurtin.

Me ligjet e Kosovës, brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve, presidentja e vendit duhet të thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës. Nëse zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët, atëherë Vjosa Osmani duhet të kërkojë nga partia fituese, LVV-ja në këtë rast, që të propozojë mandatarin për formimin e Qeverisë.

Por, kjo parti duket se do t’i ketë 48 vende deputetësh, në Kuvendin e përbërë prej 120 sosh.

Për ta formuar Qeverinë, një mandatari i duhen të paktën 61 vota.

Analistët politikë besojnë se Kurti llogarit në skenarin e formimit të Qeverisë me minoritetet joserbe, që i kanë 10 vende, si dhe në lëvizjet që mund t’i bëjnë disa deputetë të opozitës aktuale, “për pozita ministrore”.

Udhëheqësi i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, që është në koalicion me AAK-në, ka thënë hapur se nuk ka “vija të kuqe” përballë koalicioneve të mundshme, qoftë me LVV-në, qoftë me partitë që aktualisht janë në opozitë.

Por, për politologun Dritëro Arifi, Kosovës nuk i duhet një qeveri “e brishtë” në situatën aktuale gjeopolitike në botë.

“Një parti e vetme, si Vetëvendosje, me një koalicion kaq të vogël dhe të brishtë, do ta ketë të pamundur që t’i realizojë kërkesat që mund të vijnë nga partnerët ndërkombëtarë”, thotë Arifi për Radion Evropa e Lirë.

A mund të bëhet një Qeveri PDK-LDK-AAK?

I pyetur për kërkesat eventuale, Arifi vlerëson se mund të mos bëhet më fjalë vetëm për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe:

“Çka nëse kërkohet diçka më shumë, sa jemi të gatshëm të lëvizim në këto ndryshime të mëdha globale? Mund të kërkohen shumë gjëra, nuk po aludojmë shumë, por po e marrim vetëm një: çfarë nëse kërkohet ndryshim i kufirit? Çfarë jemi të gatshëm ta bëjmë dhe si do ta bëjmë? Ky është mëkati më i madh, që një shoqëri e tërë nuk ka përgjigje”.

Në rast se partia fituese nuk arrin ta formojë Qeverinë brenda dy javësh, atëherë presidentja detyrohet të mandatojë atë parti ose grup që e bind se mund ta formojë atë.

Për Arifin, edhe nëse kjo nënkupton koalicion mes tri partive të mëdha shqiptare, PDK-LDK-AAK, pamja është sërish e zbehtë, për faktin se nuk garantohet stabilitet.

Cili kombinim do të mund të funksiononte?

Arifi mendon se një koalicion mes LVV-së dhe PDK-së do të ishte më i miri për Kosovën, sepse ashtu, sipas tij, do të mund të tejkalohej edhe kriza për pozitën e presidentit, pasi Osmanit t’i skadojë mandati vitin tjetër.

I pyetur se sa ka mundësi të funksionojë një koalicion i tillë, se sa janë afër në ideologji këto parti, Arifi beson se asnjëri subjekt politik në Kosovë nuk ka dallime në këtë drejtim, dhe se që të gjithë e kanë thuajse të njëjtin koncept:

“Nëse i shikoni vetëm debatet dhe fjalimet, gjithçka në Kosovë sillet rreth sektorit publik, rritjes së pagave. Botëkuptimi i politikëbërjes është shumë i ngushtë. Nuk kanë dallim të madh”.

Megjithatë, sipas Arifit, një koalicion LVV-PDK do të mund të funksiononte, nëse partitë fokusohen në 6-7 prioritete, në mënyrë që rezultati të jetë “pozitiv për shoqërinë dhe për shtetin”.

Rëndësinë e stabilitetit në Kosovë e ka përmendur edhe faktori ndërkombëtar.

Më së voni, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë që Kosova duhet të ketë një Qeveri stabile, teksa ka pohuar se aleanca ushtarake do të punojë me këdo që do ta udhëheqë Kosovën./ REL 

albnews

albnews

Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result