Komedianët rus: Zaevi është i paarritshëm, asnjërin se kemi tallur pothuajse një vit rresht

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vladimir Kucnjezov – Vovan dhe Aleksej Stolarov – Leksus apo të njohur ndryshe si komedianët rus të cilët e kanë tallur kryeministrin Zaev, mirëpo edhe liderë tjerë të vendeve evropiane, në një intervistë ekskluzive për gazetën serbe “Politika”, kanë folur për talljen me politikanët dhe kanë theksuar se nuk janë spiunë rus.

Makroni është njeri i mirë. Guaido (kryetari i vetëshpallur i Venezuelës) në bisedë nuk na ka lënë ndonjë përshtypje se është politikan i pavarur. Boris Xhonson është inteligjent dhe gjakftohtë. Haradinaj mundohet të të jep përshtypjen e një politikani diplomat dhe të dashur, mirëpo pa sukses. Mirëpo, kryeministri Zaev është me të vërtetë i pa arritshëm: asnjë politikan para tij nuk kemi arritur që të tallim në këtë mënyrë, pothuajse një vit rresht – janë shprehur komedianët rus./Alsat

Share This Article