ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 10 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 10 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 10 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 11 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 11 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Koment: E ardhmja e gazetarisë së pavarur

albnews by albnews
1 October, 2020
in Bota
0
Koment: E ardhmja e gazetarisë së pavarur
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shumëllojshmëria dhe pluraliteti janë bazat e kredibilitetit gazetaresk, ashtu si dhe konkurrenca konstruktive ndërmjet ofruesve të mediave publike dhe private, mendon shefi i BDZV, Mathias Döpfner

Nëse gazetaria mbetet e shëndoshë ekonomikisht dhe larg shtetit, atëherë shoqëria e hapur, e bazuar në shtetin ligjor dhe të drejtat e njeriut, do të triumfojë.”

RelatedPosts

Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Ne jetojmë në kohëra konfuze dhe të paparashikueshme. Rendi botëror duket sikur po shpërbëhet. Europa dhe Amerika po largohen nga njëra tjetra. Kina synon të arrijë supremacinë globale. Rusia vepron gjithnjë e më e paskrupull. Islamistët sulmojnë shoqërinë e hapur. Populistët janë në ofensivë nga Londra deri në Budapest. Inteligjenca artificiale mund t‘i kthente njerëzit në shërbëtorë të alogaritmeve. Një virus po e çon botën në gjendje të jashtëzakonshme dhe pjesërisht në stanjacion.

Informacionet e vërteta të hulumtuara rrënjësisht bëhen gjithnjë e më të rëndësishme në kohërat konfuze dhe të paparashikueshme. Ky është një shans historik për gazetarinë. Por ndërkohë modeli ynë i biznesit po ndryshon nga analog në digjital. Një transformim i mrekullueshëm, që shumë botues i vë para pyetjeve ekzistenciale.

Ajo që përbën pavarësinë e gazetarisë

Bëhet fjalë për të ardhmen e gazetarisë së pavarur. E thënë më saktë: për „pavarësinë” dhe „gazetarinë”. Përdorimi i këtyre fjalëve është bërë rutinë dhe i vetëkuptueshëm. Fundja secila apo secili prej nesh në kuadrin e ligjeve mund të shkruajë atë që dëshiron. Por nuk do të thotë se kjo edhe ndodh. Ndikimi dhe presioni, me të cilët përballemi, mund të jenë subtilë. Çfarë e përbën pavarësinë e gazetarisë? Për mendimin tim janë disa kushtëzime të pakta, por ecenciale.

Së pari: Gatishmëria për t‘u konfrontuar me të fuqishmit. Në kërkim të së vërtetës dhe me kurajon për t‘i thënë me emër defiçitet e shoqërisë, shumë njerëz rrezikuan karrierën e tyre, lirinë dhe madje edhe jetën në dekadat e kaluara. Pikërisht ne, që raportojmë nga rehatia e shtetit të së drejtës, duhet të angazhohemi, që gazetarët të mund të raportojnë lirshëm dhe pa vënë në rrezik shëndetin apo jetën e tyre. Në vitin 2018 janë vrarë 63 gazetarë. Në vitin 2019 kanë qenë 38. Angazhimi për këtë qëllim ia vlen. Por 38 janë tepër shumë! Dhe për fat të keq nuk jam i sigurt, nëse situata e gazetarëve do të marrë një zhvillim më pozitiv në të ardhmen.

Së dyti: Pavarësia e vërtetë kërkon pavarësi financiare. Financimi privat dhe një model intakt biznesi janë karakteristikë qenësore e gazetarisë së pavarur. Kjo është mënyra e vetme për të garantuar diversitetin. Vetëm kur stimujt financiarë inkurajojnë shumë sipërmarrës të investojnë në gazetari, mund të lindin diversiteti dhe konkurrenca.

Afërsia dhe distanca

Gazetaria është një kalibrim i vazhdueshëm ndërmjet afërsisë dhe distancës me qendrat e pushtetit. Gazetarët duhet të jenë pranë politikës dhe ngjarjeve të saj, për t‘i parë gjërat me saktësi. Por duhet edhe të jenë në gjendje të shkëputen, për t‘i parë gjërat nga distanca. Të dyja perspektivat janë të rëndësishme. Por kur bëhet fjalë për financimin e mediave private, nuk mund të jemi sa duhet larg nga institucionet shtetërore.

Së treti: Pavarësia e vërtetë kërkon shumëllojshmëri. Kjo larmi plotëson dy funksione: së pari është konkursi gazetaresk për kontributin më të mirë, por edhe kori i shumëzëshëm i perspektivave të ndryshme dhe komentet me rëndësi thelbësore për sqarimin e fakteve. Konkurrenca mes mediave të ndryshme është receta e vetme e efektshme kundër fake news, propagandës dhe manipulimit. Përveç kësaj larmia e medieve mbron lirinë e shtypit si të tërë: politikanët mund të marrin masa kundër mediave të veçanta në rast të publikimeve të pakëndshme. Por ata nuk mund ta bëjnë të heshtë një sektor të tërë. Kjo do të thotë: Sa më shumë oferta vitale gazetareske të ketë, aq më të dobëta janë mundësitë e shtetit për të ndikuar te secili prej nesh

Rregullimi i platformave

Për pavarësinë dhe diversitetin e gazetave tona na duhen kushte të ndershme konkurrence. Kjo vlen të thuhet sidomos në lidhje me platformat e mëdha. Nuk duhet të ndodhë, që dy apo tri platforma globale të zëvendësojnë infrastrukturën e mijëra botuesve dhe të vendosin, se çfarë marrin për të lexuar miliarda klientë, çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar, çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe.

Gjithnjë e më shpesh dhe në mënyrë gjithnjë e më kritike në qarqet politike diskutohet këto ditë roli i platformave të mëdha. Toni po ndryshon. Gjithnjë e më shpesh nuk po diskutohet çështja, nëse këto kompani dominante duhet të shkatërrohen. Por kur dhe si. Për mendimin tim, ky mund të jetë vetëm mjeti i fundit. Dhe nuk ka pse të vijë deri këtu. Ne vetëm duam të jemi aktorë të shëndetshëm e të suksesshëm në një ekosistem mediatik të ndershëm dhe funksionues.

Zbatimi i reformës të të drejtave të autorit të BE

Prandaj ne na nevojiten rregulla më të mira, më moderne, më të zhdërvjellëta, që t’u përgjigjen sfidave të dixhitalizimit. Një zbatim i mirëfilltë i reformës së të drejtave të autorit të BE është po aq i rëndësishëm sa edhe rregullimi me efekt i platformave.

Unë jam shumë i bindur se nëse gazetaria kritike vazhdon të luajë një rol ndikues në shoqërinë tonë, nëse gazetaria mbetet ekonomikisht e shëndoshë dhe e largët nga shteti, nëse media mund të vazhdojë të punojë e pavarur, atëherë problemet, që nga gjeopolitika e madhe deri te plotfuqia e dukshme e inteligjencës artificiale, do të mund të zgjidhen. Atëherë shoqëria e hapur, e bazuar në shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut, arritja më e madhe e kohës moderne, do të triumfojë.

Mathias Döpfner është President i Shoqatës gjermane të Botuesve Dixhitalë dhe Botuesve të Gazetave (BDZV), organizatës kryesore të botuesve të gazetave gjermane. Ai është gjithashtu shef i bordit të grupit të botuesve Axel Springer SE. Ky koment është një version i shkurtuar i fjalimit të tij në Kongresin e BDZV në 15 shtator 2020.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result