ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Tronditet Barcelona, çështja “Negreira” i rrezikon përjashtimin nga Champions League 13 hours ago
SHBA: Duam të bashkëpunojmë me qeverinë e re të Kosovës 13 hours ago
Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese 13 hours ago
2 vartësit e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, do të qëndrojnë në arrest shtëpie 14 hours ago
“Të jap 250 milionë $ nëse garon për një mandat të tretë” 15 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Koment: Kriza e Coronës kthen gratë në kohët e vjetra

albnews by albnews
4 May, 2020
in Bota
0
Koment: Kriza e Coronës kthen gratë në kohët e vjetra
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Lufta kundër pandemisë nënkupton kufizime dhe kërkon sakrifica nga shumë njerëz. Por ka një dallim në këtë pikë. Pasojat e pandemisë prekin gratë shumë më tepër se burrat, thotë Charlotte Potts.

Dëgjojmë këto ditë, se në krizën e Coronës të gjithë jemi të prekur njësoj. Virusi nuk di të diskrimonojë. Nuk është e vërtetë. Sigurisht që të gjithë kanë vështirësitë e tyre. Por karantina, kur ke një kopsht të madh dhe pishinë kalohet më mire, se sa në një apartament 60 metra katrorë. Grupet e rrezikuara duhet të mbrohen më shumë se ata pa sëmundje. Dhe gratë në këtë pandemi janë në disavantazh krahasuar me burrat.

RelatedPosts

“Të jap 250 milionë $ nëse garon për një mandat të tretë”

Helmoi 30 pacientë e vrau 12 prej tyre, dënohet me burg përjetë anestezisti francez

Trump mbron politikën e tij kufitare: Zero imigracion i paligjshëm dhe një ekonomi në rritje

Në një kohë që për një burrë nuk ndryshojnë shumë gjëra, për femrën pandemia do të thotë një kthesë të fortë të jetës. Ai, burri « hap » zyrën e shtëpisë mëngjeseve e ulet për të bërë punën e vet. Nganjëherë del në drekë, sepse ka sigurisht diçka për të ngrënë. Ndryshe AI punon si edhe më parë me kohë të plotë në « homeoffice ». Kështu e pret edhe punëdhënësi, shpesh ai fiton më shumë para, se AJO. Kështu automatikisht puna e tij është më e rëndësishme, ky është konkluzioni i përbashkët.

Rruga tek avokati për divorc

Ajo përkundër në këtë kohë luan me fëmijët e vegjël, u jep mësim fëmijëve në shkollë, pastron thërrimet e bukës në kuzhinë (pas disa javësh në shtëpi, ato gjenden në çdo të çarë), gatuan drekën, kur fëmijët flenë në drekë mban radhën në supermarket dhe në këtë kohë u jep përgjigje të gjitha E-maileve të punës. Pjesa tjetër e punës kryhet, kur fëmijët flenë. E në mbrëmje në fund vret mendjen, se pasi të kalojë pandemia rruga e parë që do të bëjë do të jetë ajo tek avokati për divorc.

Kështu duket “Homeoffice” e grave. Menaxhere, studiuese, dizajnere, gazetare e të tjera e të tjera përjetojnë këto ditë një kthim në vitet 50-të, me një ndryshim me gjyshet e tyre, se u duhet edhe të punojnë me orar të plotë. Këtë e dëgjoj këto ditë shpesh nga shumë mikesha të miat në Europë dhe SHBA.

Nuk më ikën ndjesia, se gratë me fëmijë në këtë krizë i kanë punët më keq, se burrat. Strukturat e krijuara me mundim, të ngritura nga vetë gratë, për një jetë në barazi, ku edhe ajo mund të punojë me orar të plotë -kopshte, shkolla, babysitter, gjyshër, pastruese – janë shkatërruar. Kështu gruaja pa dashur përmbush klishetë e vjetra mbi rolet e gruas. Përqëndrim tek puna edukuese dhe punët e shtëpisë, duke mbajtur peshën kryesore në një kohë që burri vazhdon si edhe më parë jetën.

Gratë goditen më keq nga kriza

Kjo nuk do të thotë, që nuk ka burra, që japin kontributin e tyre. Por nga ana strukturore që para krizës nuk është se ishin zgjidhur të gjitha çështjet e barazisë gjinore. E pandemia vetëm se e nxjerr këtë më shumë në pah.

Charlotte Potts

Fakt është: Krizat i godasin gratë nga ana ekonomike e sociale gjithnjë më rëndë se burrat. E gratë në vendet e varfra akoma më shumë se ato në vendet perëndimore. Kështu ndodhi edhe pas epidemisë së Ebolës në Afrikën Perëndimore, edhe pas krizës globale financiare. Edhe këtë herë prognozat studimore të thonë, se më të prekur do të jenë femrat me rroga më të vogla, e të reja. Kombet e Bashkuara presin 15 milionë raste të dhunës familjare këtë vit. Për shkak se femrat shpesh punojnë në punë të rëndësishme për funksionimin e sistemit -infermiere, kujdestare pleqsh, shitëse -ato janë më të ekspozuara ndaj virusit se burrat.

Pa gratë nuk funksionon jeta

Kriza e bën edhe më të qartë: Pa gratë shumë gjëra të rëndësishme të jetës nuk funksionojnë. Dhe këtë gruaja duhet ta zbulojë si shans, që të bëjë të qartë, se çfarë arrin të bëjë ajo në kohën e krizës: Një herë e mirë ajo duhet të bëjë të qartë, se gjërat pa të nuk funksionojnë. Që ajo duhet të paguhet si duhet për punën e saj. Që në shtëpi për fëmijën duhet të kujdeset si babai edhe nëna. E sidomos që ajo të vlerësohet për këtë punë që bën. Të shpresojmë që këtë herë AI dhe politika ta dëgjojnë.

Kush nuk beson, që gratë në këto ditë transformohen në heroina, duhet të shkojë njëherë në azile pleqsh, spitale dhe supermarkete. Apo në vendet që qeverisen nga gratë. Në këto vende lufta kundër pandemisë së Coronës zhvillohet më mirë, se në vendet ku në krye është një burrë. A është kjo thjesht rastësi?

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Tronditet Barcelona, çështja “Negreira” i rrezikon përjashtimin nga Champions League

Tronditet Barcelona, çështja “Negreira” i rrezikon përjashtimin nga Champions League

18 December, 2025
SHBA: Duam të bashkëpunojmë me qeverinë e re të Kosovës

SHBA: Duam të bashkëpunojmë me qeverinë e re të Kosovës

18 December, 2025
Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese

Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese

18 December, 2025
2 vartësit e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, do të qëndrojnë në arrest shtëpie

2 vartësit e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, do të qëndrojnë në arrest shtëpie

18 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result