Një vizitor i ri qiellor, i njohur si ‘3i ATLAS’, ka zgjuar interesin e astronomëve, shkencëtarëve dhe vëzhguesve amatorë, me karakteristika që ngrenë pyetje rreth natyrës së tij.
Vëzhgimet fillestare e klasifikojnë atë si një objekt të ngjashëm me kometën, megjithatë, ka indikacione që lënë të hapur mundësinë që të jetë diçka “e ndryshme”, përtej trupave qiellorë të zakonshëm, për shkak se ai ka ndryshuar trajektoren dhe ngjyrën disa herë.
Në një video të postuar në llogarinë e tij personale në Facebook, një nga ekspertët qiellorë, Ioannis Petrou, i referohet diskutimit rreth 3i ATLAS, i cili nuk kufizohet vetëm në astronomi, por edhe në teoritë që janë shfaqur në internet dhe në platformat e inteligjencës artificiale.
Alienë apo kometë? Kjo është pyetja që zien kudo prej ditësh.
Analiza e të dhënave të mbledhura nga interneti dhe teknologjitë e inteligjencës artificiale po bashkon një enigmë rreth 3i ATLAS, duke ofruar hipoteza dhe të dhëna rreth sjelljes, origjinës dhe përbërjes së mundshme të tij.
Megjithatë, ekspertët theksojnë se çdo përfundim duhet të trajtohet me kujdes, duke pasur parasysh se ky është një objekt që ende nuk është kuptuar plotësisht.




