• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 17, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Komision Hetimor për raportin e Dick Marty, Balla: Votimi pro nga PD, tradhti kombëtare

Komision Hetimor për raportin e Dick Marty, Balla: Votimi pro nga PD, tradhti kombëtare

by albnews
12 November, 2020
in Albania
0
2
VIEWS

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dorëzuar sot në Kuvend kërkesën për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Hetimor për raportin e Dick Marty.

Nga Kryesia e Kuvendit, Balla tha se është e pavërtetë ajo që thuhet në këtë raport se në disa qytete të Shqipërisë, si Kukës, Has apo Mat, ka pasur baza të UÇK, në të cilat janë kryer krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Në një prononcim për mediet, Balla tha disa çështje lidhur me Shqipërinë raporti që ka bashkëshoqëruar rezolutën e Asamblesë Parlamentar të Këshillit të Europës me iniciues apo hartues Dick Marty ku delegacioni shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ka qenë i ndarë në pozicionet e veta.

“Përfaqësuesi i mazhorancës së asaj kohe, pas komunikimeve edhe me Ministrinë e Jashtme të asaj kohe ka mbajtur qëndrimin për të votuar pro raportit dhe ndërkohë opozita socialiste e asaj kohe, ka votuar kundër. Dhe në atë raport referohen edhe ngjarje apo vepra penale të kenë ndodhur në Shqipëri. Pas atij momenti janë bërë verifikime, qofshin nga institucione si EULEX apo institucione të tjera të cilët kanë ushtruar aktivitetin e tyre për kohë të ndryshme në Kosovë, por duhet të kujtojmë se verifikime janë bërë edhe nga institucione hetimore shqiptare. Të gjitha këto është dashur dhe duhet të përfshihen në një dokument, një raport dhe është në dinjitetin institucional të Kuvendit të Shqipërisë, por dhe në dinjitetin e Shqipërisë sonë të përbashkët që në këtë kontekst të gjitha këto gjetje dhe çdolloj dëshmi e nevojshme që hedh poshtë dyshime, sepse prova nuk ka, se në Shqipëri, në Kukës apo në Has, apo në Mat, të ketë pasur baza të UÇK-së ku në të cilat të jenë kryer edhe krime si kundër pretendohet si krime kundër njerëzimit apo krime lufte. Sepse Shqipëria është një shtet ligjor, është një shtet i cili ka durimin t’i verifikojë, dhe në vlerësimin tonë jemi ende duke u kolauduar me grupin e juristëve brenda grupit tonë parlamentar, edhe juristë të nderuar të së drejtës ndërkombëtare, me qëllim për t’i verifikuar. Kuvendi i Shqipërisë në fund të këtij procesi, pasi ta kemi kolauduar të gjithë procesin juridik, të shprehet dhe më pas i takon Këshillit të Europës, Asamblesë Parlamentare të Këshillit që në vijim të atij raporti dhe asaj rezolute të rivlerësojë vlerësimet e veta që lidhen me Shqipërinë”, tha ai.

Po ashtu, Balla shtoi se “kemi hulumtuar edhe procedurat që Asambleja Parlamentare e Këshillit të Eropës dhe mendojmë se do gjejmë instrumentin e duhur që për sa lidhen me Shqipërinë këto çështje të qartësohen dhe askush të mos marrë përsipër të hartojë raporte apo vlerësime për krime se gjërat mund të kenë ndodhur në Shqipëri e që ne të gjithë si shqiptarë bimë dakord që janë arsyetime hipotetike për nevoja të caktuara të politikës të caktuar të ditës, por Shqipëria ka qenë vend pritës i më shumë se 1 milion shqiptarëve të shpërngulur. Vëllezër dhe motra të detyruar të shpërngulen nga gjenocidi serb dhe në Shqipëri nuk kanë ndodhur krime lufte, siç pretendohet në atë raport apo nga aktakuza të ngritur nga institucione që dhe të ishin institucione të së drejtës në Kosovë, por kanë marrë një status tjetër”.

Pyetjes në lidhja me akuzat ndaj opozitës dhe se a po e ngrini këtë Komision Hetimor ndaj Bashës, Balla tha është gjëja e fundit që mund të më shkojë ndër mend mua apo çdo kolegu deputet të Kuvendit, është që ky Komision i Posaçëm i cili ka qenë një detyrim i Shqipërisë.

Balla tha se “Lulzim Basha dhe Sali Berisha duhet të kërkojnë falje që kanë votuar atë raport monstruoz kundër Luftës Çlirimtare të Kosovës. Partia Demokratike e Shqipërisë aq sa ka mbetur nga partia e idealeve të dhjetorit ’90 duhet të mbajë një qëndrim, dhe besoj se Lulzim Basha të paktën për këtë çështje duhet të ndahet nga Sali Berisha nëse mundet”.

“Pra vota e Partisë Demokratike në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës pro raportit të Dick Marty është një tradhti e rëndë kombëtare”, theksoi ai.

Balla shtoi se “Lulzim Basha ka transportuar si jurist prova. Ajo që kam publikuar unë dje për Bashën është një fakt publik prej shumë vitesh në mediet kosovare, ku një prej dëshmitarëve të mirënjohur dhe të pranuar komuniteti i Krushës, Milam Bellanica, deklaron se poseduesi i të vetmes kasetë të Krushës, ia ka dorëzuar kasetën përfaqësuesit të UMNIK, Lulzim Bashës, i cili jeton për fat të mirë dhe i ka mbijetuar masakrsë së Krushës”.

“Që Lulzim Basha ka punuar në zyrën e hetimeve të krimeve të UÇK-së, kjo nuk ka dyshim. PD, ndjesën ndaj UÇK-së dhe historisë të luftës së saj duhet ta kërkojë tek pozicioni që ka mbajtur me raportin e Dick Marty. Së dyti, Lulzim Basha personalisht ka plot elementë që nuk i kthen ende përgjigje për rolin që ka luajtur”, tha ai.

Gjithashtu, Balla shtoi se “po i them Sali Berishës, se turpi i mbrëmshëm duke sulmuar Hashim Thaçin publikisht, teksa Thaçi përballet me akuza të paqena, dhe veç akuzave të paqena i shtohet dhe balta dhe pisllëku i gojës së Sali Berishës”.

“Unë mendoj se çdo shqiptar di të dallojë se kush është tradhtari në këtë mes. Historia është gjykatësi më i mirë në këtë mes. Ajo që unë them është se Lulzim Basha është një njohës i mirë i këtyre hetimeve se ka punuar me institucionet që kanë hetuar, duhet të vihet në dispozicion për zbardhjen e këtyre çështjeve. Kuvendi i Shqipërisë ka marrë një iniciativë të rëndësishme dhe të vonuar dhe shpresoj të kolaudojmë të gjithë instrumentin parlamentar për të hedhur dritë mbi përgjegjësit dhe për gjithçka ka brenda Shqipërisë. Mendoj se ka ngelur pak atdhetarizëm brenda PD-së dhe të kërkojnë falje për votën që kanë dhënë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës”, tha në fund ai. 

Previous Post

Martin: Londra të jetë aktive në negociatat postBrexit

Next Post

Vokshi: Mësuesit të braktisur në përballjen me pandeminë

albnews

albnews

Related Posts

TKURRET SHQIPËRIA! INSTAT: Vazhdon rënia e popullsisë
Albania

TKURRET SHQIPËRIA! INSTAT: Vazhdon rënia e popullsisë

16 May, 2025
Erdogan mesazhe të forta nga Tirana: Kohë kritike për sigurinë europiane! Duhet të mos përçahemi, bashkë jemi më të fortë
Albania

Erdogan mesazhe të forta nga Tirana: Kohë kritike për sigurinë europiane! Duhet të mos përçahemi, bashkë jemi më të fortë

16 May, 2025
Eurovision 2025 në prag finale: Shqipëria e mbyll spektaklin, Norvegjia e hap
Albania

Eurovision 2025 në prag finale: Shqipëria e mbyll spektaklin, Norvegjia e hap

16 May, 2025
Next Post
Vokshi: Rama po kërcënon biznesin për të dalë në votime

Vokshi: Mësuesit të braktisur në përballjen me pandeminë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

Britania dhe Maqedonia e Veriut arrijnë marrëveshje për partneritet strategjik

16 May, 2025
Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

Zbulohen emrat e Sunny Hill 2025, Dua Lipa dhe yje të tjerë pushtojnë Prishtinën

16 May, 2025
Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

16 May, 2025
Osmani takon Kaja Kallas: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së, dhe tani është koha që BE të veprojë me guxim

Osmani takon Kaja Kallas: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së, dhe tani është koha që BE të veprojë me guxim

16 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4708 shares
    Share 1883 Tweet 1177
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2397 shares
    Share 959 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM