Komisioneri Europian: Fondi prej 15 milon eurosh është vetëm pjesa e parë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kyeministri Rama ka qenë në Vorë aty ku është edhe kampi i personave që janë prekur nga tërmeti sëbashku me komisionerin europian, Janez Lenarčič.

Lenarçiç theksoji edhe një herë që Bashkimi Europian nuk do ta lërë vetëm Shqipërinë në këtë situatë dhe se fondi prej 15 milion eurosh i akorduar nga KE është vetëm një fond i parë.

Komisioneri:

Më lejoni që t’ju siguroj që Bashkimi Europian do të vazhdojë të jetë krah jush, kjo pasi Shqipëria është pjesë e Europës, dhe ju jeni një vend kandidat dhe ne nuk do të ju lejmë.

Dhe si përfundim me lejoni që të them siç e tha presidentja e Komisionit Europian, KE ka vënë një shifër prej 15 milion eurosh dhe do të jetë si pjesë e parë.

Rama:

Informojeni mirë publikun që është vetëm një fond i parë i garantuar me shpejtësi maksimale për një fazë paraprake. Nuk është fondi i përgjithshëm.

Së dyti siç e tha komisioneri, presidentja Ursula është angazhuar me në për të pasur një raport të detajuar të post katastrofës dhe mbi bazën e atij raporti do të vihen në lëvizje mekanizmi europian për rindërtimin aq sa mund të mbulojë.

Presidentja e KE më ka konfirmuar që KE do të jetë kordinatori i një konference fondesh. Unë kam kërkuar që të jetë jo më larg se sa janari.

Ne kemi numrin më të madh të imagjinueshëm të ekipeve që po bëjnë ekspertizën.

Share This Article