Shqipëria e vendet e Ballkanit Perëndimor ishin në fokusin e vizitës që Komisioneri Europian për Fqinjësinë e zgjerimin e Bashkimit Europian Oliver Varhelyi zhvilloi një ditë më parë në kryeqytetin italian Rome.
Komisioneri Europian mori pjesë në mbledhjen e Komisionit të Çështjeve të Jashtme të Parlamentit Italian ku u ilustruan udhëzimet e Bashkimit Europian për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor.
Për RTV Ora, kryetari i këtij komisioni parlamentar, deputeti Piero Fassino deklaroi se “jemi në një fazë mjaft interesant të procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian, janë hapur negociatat me Serbinë e Malin e Zi, po hapen me Shqipëinë e Maqedoninë e Veriut, ka nisur dialogu mes Beogradit e Prishtinës për normalizimin e raportit mes tyre, e besoj se e gjitha kjo do të na lejojë të shpejtojmë procesin e integrimitme vendet e Ballkanit Perëndimor. Italia mbështet me këmbëngulje të fortë zgjerimin e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi është në interes të Europës, në interes të Ballkanit, në interes të Italisë.”
Mbi zhvillimet politike në Shqipëri, kryetari i komisionit të jashtëm të parlamentit italian shprehet se “politika e brendshme e çdo vendi i është besuar forcave politike të këtij vendi e ajo që pritet nga Shqipëria është stabiliteti politik, zhvillimi ekonomik, përshpejtimi i reformës legjislative për të favorizuar procesin e integrimit. Kemi besim të plotë te qeveria shqiptare dhe kryeministri Rama.”
Pas mbledhjes me dyer të mbyllura në Parlamentin Italin, komisioneri europian Oliver Varhelyi mori pjesë në konferencën “BE e Ballkani Perëndimor ” ku të pranishëm ishin përfaqësuesit diplomatik të këtyre vendeve në Romë si dhe ministri italian i Çështjeve Europiane Enzo Amendola.
BE – Shqipëria
Në fjalën e tij komisioneri Europian u shpreh se “hapja e negociatave me Shqipërinë u arrit falë bashkëpunimit efikas mes Italisë e Shqipërisë e punës së forcave italiane të rendit e të Guardia di Finanza Italiane për të luftuar krimin e organizuar, e kultivimin e tregtimin e drogës”.
“Shqipëria, tha ai, është thelbesëore që të ndërtojë mbi rezultetet e arritura së fundmi në shtetin e së drejtës e në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit.”
Por komisioneri europian u tregua kritik në zhvillimet e reformës elektorale në Shqipëri. “Ka një kthim pas në reformën elektorale dhe ndoshta puna jonë në këtë fushë po vihet në rrezik. Por realizimi i saj duhet të bëhet në bashkëpunim me të gjitha forcat politike në vend. Brenda vitit 2020 do të aprovojmë kuadrin e negociatavepër pranimin e Shqiëprisë e Maqedoninë e Veriut në BE.”
Dialogu Serbi -Kosovë
Dialogu Serbi-Kosovë, qe një tjetër pikë e rëndësishme në fjalën e komisionerit Varhelyi.
“Pas marrëveshjes së arrtitur në Uashington mes Serbisë e Kosovës , jvaën e shkuar, Bashkimi Europian është i gatshëm të punojë me partnerin amerikan për pajtimin e zhvillimi ekonomik të rajonit të Ballkanit Perëndimor, pasi vetëm me një përpjekje të përbashkët mund të arrijmë në rezultate.”
Për komsionerin europian është mjaft i rëndësishëm dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Të pranishëm në këtë konferencë ishin dhe përfaqësuesit më të lartë të selive diplomatike të këtyre vendeve në Itali.
Ambasadorja e Shqipërisë në Romë, Anila Bitri, në fjalën e saj u shpreh se “Shqipëria nuk ka një plan tjetër. Hyrja në Bashkimin Europian e integrimi i saj europian janë i vetmi plan i Shqipërisë. Nuk ka tjetër alternativë. Nga A te Zh hyrja në BE është plani i së ardhmes së Shqipërisë.”
“Pa Ballkanin nuk ka stabilitet në Bashkimin Europian e pranimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është një prioritet strategjik i yni”, deklaroi në mbyllje të kësaj vizite të rëndësishme në Romë komsioneri Oliver Varhelyi ku u takua dhe me ministrin e jashtëm italian Luigi Di Maio.
