Komisioneri për Zgjerimin: BE do t’i japë Ballkanit vaksina anti-Covid

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Më në fund Komisioni Europian njoftoi ngritjen e një mekanizmi për ndarjen e vaksinave në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rajoneve fqinje.

Sipas komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ky mekanizëm ngrihet për të krijuar një front të përbashkët kundër pandemisë së Covid-19 dhe për të pasur qasje të hershme të këtyre vendeve në vaksinat anti-Covid.

Për të siguruar front të përbashkët për të mposhtur Covid-19 dhe qasjen e menjëhershme të vaksinave, Bashkimi Evropian do të ngrejë mekanizëm për të strukturuar sigurimin e vaksinave anti-Covid, me vëmendje të veçantë për Ballkanin Perëndimor. Do të hulumtohet mundësia e mëtejshme për të siguruar vaksinat shpejt”, shkruan komisioneri Varhelyi.

Ora News ka mësuar më herët nga burime diplomatike se Greqia do të jetë vendi organizator i këtij mekanizmi.

Ky qëndrim i BE-së vjen pas kritikave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për dështim moral me shpërndarjen e vaksinës në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta, apo kritikave të drejtpërdrejta të kryeministrit shqiptar Edi Rama për braktisje të Ballkanit.

Share This Article