Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi, do të zhvillojë sot një tjetër vizitë zyrtare në vendin tonë.
Sipas njoftimit të publikuar nga BE-ja, Varhelyi do të jetë i pranishëm në bypas-sin e Vlorës, së bashku me kryeministrin Edi Rama. Më pas, ai pritet që të dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama.
Varhelyi së bashku me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrel, do të udhëtojnë të premte në Malin e Zi në kuadër të Këshillit të 11-të të Stabilizim Asociimit.