Komisioneri për Zgjerimin sot viziton Tiranën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditën e sotme Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi do të vizitojë Shqipërinë.  

Mësohet se në orën 09:30, në aeroportin “Nënë Tereza”, do të mbahet edhe një konferencë për mediat e kryeministrit Edi Rama dhe komisionerit për zgjerimin, Olivér Várhelyi.

Ditën e djeshme nga Shkupi, Komisioneri u shpreh se BE-ja mund të çelë negociatat vetëm me Shqipërinë, nëse Maqedonia nuk e zgjidh ngërçin me Bullgarinë. Oliver Varhelyi vlerësoi se Tirana i ka plotësuar të gjitha kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare.

“Duhet që të gjitha shtetet anëtare në tryezë të pajtohen për këtë, që do të thotë se duhet të gjejmë zgjidhje sa i përket Maqedonisë së Veriut.

Nëse është e mundur apo jo ndarja e dy shteteve, ky proces bazohet në meritë. Nëse i shohim arritjet e Shqipërisë, vlerësoj se ata kanë përmbushur të gjitha kushtet. Pra, nëse nuk ka zgjidhje sa i përket Maqedonisë së Veriut, mund të vijë momenti që ne ta konsiderojmë këtë opsion.

Shpresoj se nuk do të ndodh një gjë e tillë, ne patëm një bisedë shumë të rëndësishme me kryeministrin (Zaev) dhe ramë dakord që duhet të bëjmë progres dhe këtë duhet ta bëjmë për të dyja shtetet” tha Oliver Varhelyi. 

Share This Article