Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve pas shqyrtimit të dokumentacionit vendosi të miratojë listat shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe Partisë Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Po ashtu, komisioneri vendosi regjistrimin si kandidatë të pavarur të propozuar nga zgjedhësit: Iljaz Jashar Shehu, në zonën zgjedhore Qarku Lezhë; Kreshnik Luan Merxhani, në zonën zgjedhore Qarku Gjirokastër; Boiken Xhelal Abazi, në zonën zgjedhore Qarku Tiranë.
Komisioneri vendosi caktimin e vendeve të numërimit të votave dhe procedurat e hedhjes së shortit për caktimin e partive që propozojnë anëtarin e tretë dhe të katërt të grupeve të numërimit të votave.