Komisioni Europian miraton tregtimin e vaksinës kundër Ebola-s

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisioni Europian miratoi sot për herë të parë tregtimin e një vaksine kundër Ebola-s.

Ilaçi ka qenë në zhvillim që nga epidemia e Afrikës Perëndimore në vitin 2014 dhe u është dhënë personave me rrezik të lartë infeksioni, përfshirë punëtorët e kujdesit shëndetësor në Republikën Demokratike të Kongos.

“Gjetja sa më shpejt e një vaksine kundër këtij virusi të tmerrshëm, ishte përparësi për komunitetin ndërkombëtar”, deklaroi komisioneri europian për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit, Vytenis Andriukaitis, në Bruksel.

Njoftimi pason një rekomandim nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA), që vlerësoi përfitimet dhe rreziqet e vaksinës.

Deri më tani, më shumë se 200 000 njerëz në Kongo janë imunizuar me ilaçin eksperimental dhe një vaksinë e dytë u prezantua në shtator.

Share This Article