ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Fuqitë shëruese të natyrës – Si bimët medicinale ndihmojnë shëndetin 12 hours ago
Reali, Xabi Alonso rikthehet në Anfield: E kam dashur Liverpoolin për 5 vjet 12 hours ago
Osmani: Njësia Speciale e FSK-së, krenaria e Kosovës. Ruajnë amanetin e lirisë së Kosovës 12 hours ago
Aktivistët mund të dënohen me gjashtë muaj burg për protesta jashtë shtëpive të deputetëve 12 hours ago
David Beckham do të marrë titullin kalorës në Kështjellën Windsor 12 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Komisioni Evropian: Shqipëria rrezikohet nga pastrimi i parave me anë të kriptomonedhave

albnews by albnews
4 November, 2025
in Albania
0
Komisioni Evropian: Shqipëria rrezikohet nga pastrimi i parave me anë të kriptomonedhave
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Përsa i përket krimit dhe hetimit financiar, raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë nënvizon se vendi ynë rrezikohet nga pastrimi i parave me anë të kriptomonedhave.

“Teknikat e hetimit financiar duhet të përmirësohen, duke përfshirë identifikimin, analizën dhe ruajtjen e provave digjitale për kriptovaluta dhe asete virtuale. Duhet të sigurohet përdorimi sistematik i hetimeve financiare paralelisht me rastet e krimit të organizuar dhe të rëndë dhe pastrimit të parave. Niveli i sekuestrimeve dhe konfiskimeve të pasurive mbeti i qëndrueshëm midis 2023 dhe 2024. Shqipëria raportoi rreth 21 milionë euro pasuri të sekuestruara (21 milionë euro në 2023) dhe 10 milionë euro pasuri të konfiskuara (11 milionë euro në 2023)”.

RelatedPosts

“Emigrimi vijon”, KE: Shqipërisë “po i ikën truri”, informaliteti ende i lartë në tregun e punës

KE: TikTok vijon të jetë aktiv në Shqipëri përpos vendimit të qeverisë, kapacitetet për sigurinë kibernetike, të dobëta

“Fëmijët janë në gjendje shoku”/ Gruaja e 42-vjeçarit të vrarë në Berat rrëzon versionin e vrasjes për pagesën

Raporti thekson se “ekziston nevoja për të garantuar menaxhimin në kohë dhe të duhur të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, përfshirë asetet virtuale dhe kriptovalutat, pasi nuk ekziston ende një portofol digjital shtetëror”.

Sipas raportit “ende nuk ekziston një qasje strategjike apo sistematike për identifikimin dhe konfiskimin e pasurive kriminale që ndodhen jashtë vendit ose janë të paarritshme”.

“Në vitin 2024, SPAK ka dhënë shtatë vendime për sekuestrime parandaluese të pasurive që lidhen me veprimtari të krimit të organizuar. Megjithatë, Shqipëria duhet të zbatojë në mënyrë të qëndrueshme rregullat për konfiskim të zgjeruar dhe ngrirje paraprake të pasurive, për të shmangur humbjen e vlerës ekonomike të tyre. Rishfrytëzimi i pasurive të konfiskuara për qëllime sociale mbetet kryesisht joefektiv”, vijon raporti.

Një tjetër udhëzim i raportit është që “autoritetet shqiptare duhet të forcojnë kapacitetet për zbulimin, hetimin dhe ndjekjen penale të trafikantëve të qenieve njerëzore dhe të zbatojnë plotësisht Mekanizmin Kombëtar të Referimit për viktimat e trafikut. Në vitin 2024, u identifikuan 178 viktima, përfshirë 113 gra e vajza dhe 96 fëmijë”.

Ndërsa në lidhje me trafikimin e armëve, sipas raportit Shqipëria ka forcuar përgjigjen operacionale, duke bërë përparim në parandalimin, hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve që lidhen me trafikimin e armëve dhe municioneve. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Fuqitë shëruese të natyrës – Si bimët medicinale ndihmojnë shëndetin

Fuqitë shëruese të natyrës – Si bimët medicinale ndihmojnë shëndetin

4 November, 2025
Reali, Xabi Alonso rikthehet në Anfield: E kam dashur Liverpoolin për 5 vjet

Reali, Xabi Alonso rikthehet në Anfield: E kam dashur Liverpoolin për 5 vjet

4 November, 2025
Osmani: Njësia Speciale e FSK-së, krenaria e Kosovës. Ruajnë amanetin e lirisë së Kosovës

Osmani: Njësia Speciale e FSK-së, krenaria e Kosovës. Ruajnë amanetin e lirisë së Kosovës

4 November, 2025
Aktivistët mund të dënohen me gjashtë muaj burg për protesta jashtë shtëpive të deputetëve

Aktivistët mund të dënohen me gjashtë muaj burg për protesta jashtë shtëpive të deputetëve

4 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result