Komisioni i Etikës/ Debate të forta në zyrën e Bushkës, Berisha hap “live” në Facebook: Qëndrim banditestk, erdhëm për…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputetët e opozitës kanë hyrë në zyrën e Klotilda Bushkës, ndërsa pritej që të bëhej mbledhja e sekretariatit të Etikës, për kërkesën e mazhorancës për përjashtimin e 7 deputetëve pas sherri në Kuvend.

Mes deputetëve që nuk kanë lejuar zhvillimin e mbledhjes, ishin Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Dashnor Sula, etj. Ndërkohë ish-kryeministri Berisha është futur ‘live’ në Facebook duke treguar se çfarë po ndodh.

Ai tha se ata kërkuar që të marrin pjesë në mbledhje dhe të dëshmojnë se po shkelet Kushtetuta me përjashtimin e tyre.

“Ky qëndrim banditesk i komisioneve dëshmoi se ky Parlament nuk meriton të ekzistojë as edhe një javë. Ky parlament përfaqëson interesat e kësaj pseudomazhorance. Erdhëm për debat të hapur për motivet, për të denoncuar motivet antikushtetuese të përjashtimit të tyre nga Parlamenti”, tha Berisha ‘live’ në Facebook.

Share This Article