Komisioni i Etikës në PD, shfuqizon vendimin e Bardhit për të mbledhur online Këshillin Kombëtar

albnews
By
4 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisioni i Apelimit Integritetit dhe Etikës, shfuqizon vendimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të demokratëve. Lajmi bëheti i ditur nëpërmjet një njoftimi për shtyp nga PD-ja .

Komisioni, i kryesuar nga deputetje e PD-së, Flutura Açka, është mbledhur të mërkurën në mbrëmje dhe me kërkesë të Kryesisë së PD-së, përfaqsuar nga Indrit Sefa, ka shqyrtuar përputhshmërinë e vendimit të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike“Për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë”.

Bardhi nuk mori pjesë në këtë mbledhje, ndonse, sipas PD-së, ishte thirrur për të dhënë shpjegimet e tij. Kryesia e PD-së kërkonte shfuqizimin e këtij vendimi si „një akt në kundërshtim me dispozitat statutore“.

“Komisioni pasi shqyrtoi kërkesën e paraqitur nga Kryesia e Partisë Demokratike e përfaqsuar nga përfaqsuesi Indrit Sefa vlerëson se: – Sekretari i Përgjithshëm nuk ka tagrin të përcaktojë një rend dite, në rastin e thirrjes së mbledhjes së Këshillit Kombëtar sipas pikës 4 të nenit 46, të ndryshëm nga “Komandimi i Nënkryetarit në detyrën e Kryetarit të Partisë”.  Rendi i ditës i mbledhjes së Këshillit Kombëtar, të thirrur nga Sekretari i Përgjithshëm, sipas pikës 4 të nenit 46 nuk mund të ketë asnjë pikë të ndryshme dhe më shumë se Komandimi i Nënkryetarit në detyrën e Kryetarit të Partisë.“- thuhet në vendim.

Sipas Komisionit, dorëheqja nuk është një akt që mund të merret në shqyrtim apo të miratohet pasi marrja në shqyrtim apo miratimi i saj nënkupton mungesën e vakancës që është parakushti kryesor për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar.

„Votimi për marrjen e vendimit për komandimin e Nënkryetarit në detyrën e Kryetarit bëhet me procedurën e votimit të fshehte. Mbledhja online e Këshillit Kombëtar shkel parimin e fshetësisë së votës e për pasojë kjo procedurë është e papajtueshme me Statutin e Partisë.”- thuhet në vendim.

Komisioni arsyeton se nga burimet arkivore aktet dhe rrethanat e marra në shqyrtim nuk rezulton që Rregullorja e Brendshme për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit Kombëtar të jetë një dokument i miratuar nga Këshilli Kombëtar.

Për pasojë, sipas Komisionit, kjo Rregullore nuk ka fuqi juridike dhe nuk mund të jetë një akt mbi të cilin të mund të bazohet zhvillimi online i mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së.

„Në përfundim Komisioni, në zbatim të nenit 54 të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë Vendosi: – Pranimin e kërkesës së kërkuesit Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë. – Shfuqizimin e vendimit numër 59, datë 22.07.2023 të Sekretarit të Përgjithshëm me titull “Për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë” si një akt absolutisht të pavlefshëm e në kundërshtim me Statutin e Partisë Demokratike. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.“- thuhet në njoftimin për shtyp të PD-së.

Vendimi do t‘i njoftohet Kryesisë së Partisë Demokratike, Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Share This Article