Komisioni parlamentar i Veprimtarisë Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit rrëzoi sot dekretin e presidentit Meta që kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin për medien elektronike, pjesë e paketës antishpifje.
Presidenca në Komision përfaqësohej nga këshilltari ligjor, Bledar Dervishi, i cili theksoi se paketa ligjore bien në kundërshtim me kushtetutën për të drejtat e lirisë së medias. Argumentet e tij janë rrëzuar në Komision.
Ppër relatorin Arben Pëllumbi, deputet i PS, dekreti i Presidentit nuk vlen për shkak se argumentet nuk ishin të qëndrueshme.
Presidenti Ilir Meta ktheu për rishqyrtim paketën antishpifje më 12 janar, me argumentin se ligji i miratuar shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik. z.tosku/