Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj në një konferencë për mediat para mbledhjes së komisionit i bëri thirrje deputetëve të opozitës të jenë pjesë e mbledhjes, ndërkohë që theksoi se krijimi i këtij komisioni nuk ka pasur dakordësinë e mazhorncës.
Ai vlerësoi pjesëmarrjen në mbledhje si një instrument për t’u përballur me qeverinë.
“Thirrja ime për këdo është që të marrin pjesë sepse e kemi detyrim, detyrim për ata që besojnë tek opozita dhe ata që janë kundër kësaj qeverie. Është instrument për tu përballur me këtë qeveri dhe ketë kryeministër.
Unë jam bashkëkryetar i këtij komisioni të kërkuar nga PD para një viti e gjysmë. Mazhoranca nuk e ka dashur ngritjen e këtij komisioni. Për të qenë i sinqertë dhe realistë unë jam përfaqësues i PD, nuk marrë përsipër të jep përfaqësues i interesave të partive të tjera opozitare.
Për këtë arsye e kam thënë, ato katër çështje të cilat ne i kemi draftuar nuk janë një rreth i mbyllur që nuk mund të pasurohet apo shtohet me propozime të tjera.
Secili nga anëtarët e Komisionit të opozitës nëse kanë ide, si vota e shqiptarëve të jetë i barabarte, si të perfeksionohen listat, si vota e emigrantëve të garantohet kanë të drejtën madje është i mirëpritur për të sjellë këto propozime. Unë jam i pirur që ti shohim, ti analizojmë dhe ta kemi qëndrim të përbashkët përballë mazhorancës.
Çfarëdo lloj skepticizmi ndaj bashkëkryetarit, kemi vetëm një detyrim. Shqiptaret duan listë të hapura, duan që vota e emigranteve të mundësohet, duan numërim dhe votim elektronik. Ky është testi që kem. Do të duhet të dalim nga kjo vello e ngushtë”, tha ai.