Komisioni i reformës zgjedhore, zbardhen diskutimet në grupin e PD. “Për bashkëkryetarin nuk duhet të lëshojmë pe”, çfarë propozon Bardhi për grupimin e Bashës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kas propozuar që të mos lëshojnë pe sa i përket bashkëkryetarit të komisionit të reformës zgjedhore. Bardhi propozon që një anëtar i komisioni t’i përkasë grupimit të Lulzim Bashës.

 Gazment Bardhi: Do duhet të dalim me një vendim për sjelljen që ne do duhet të kemi në seancën e nesërme dhe tek Komisioni i Reformës Zgjedhore të premten. Unë bashkë me disa deputetë mungoj për shkak të përjashtimeve. Për reformën zgjedhore jemi mbledhur në një qëndrim 47 deputetë nga 55 që ka opozita në total. Mendoj se ne nuk duhet ta negociojmë bashkëkryetarin e reformës, por do duhet që grupimit tjetër t’i jepet mundësia e një anëtari. Duhet të lëshojmë në këtë pikë.

Ferdinand Xhaferraj: Ne jemi 47 deputetë që jemi mbledhur rreth një qëndrimi për reformën zgjedhore. Unë mendoj që t’i drejtohemi edhe grupimit të Bashës. S’kemi pse të jemi ekstremistë. Ti themi që të takon një anëtar në komision, sill kë të duash.

Share This Article