Komisioni i Rithemelimit: Basha e ka shndërruar shtëpinë e lirisë në bunker

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisioni i Rithemelimit të PD-së ka reaguar sot në lidhje me shtimin e masave të sigurisë në selinë e PD-së.

Në deklaratë nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së, thuhet se kryetari i PD-së Lulzim Basha e ka shndërruar shtëpinë e lirisë në një bunker.

“Deputeti Basha, pas karriges, dita-ditës po humbet dhe arsyen. Frika nga përballja me vullnetin e 44 mijë demokrateve që votuan për shkarkimin e tij ne datë 18 dhjetor e shtyn çdo ditë në absurditete te reja. Shndërrimi i shtëpisë së lirisë në një bunker të sigurisë së larte është dëshmi e vetmisë dhe paranojës që ka kapluar karrigethyerin që ka humbur arsyen për të kuptuar se lider dhe kryetar nuk të bën as vula, as brava dhe as kamerat e sigurisë, por vullneti i 44 mije demokrateve që të dhanë përgjigjen më të merituar në datë 18 dhjetor. Partia Demokratike do t’u rikthehet shume shpejt demokratëve, pronarëve të saj të vërtetë dhe është në interes të ish-qiraxhiut ta kuptojë se nuk ka kamera, brave apo gaz lotsjellës që mund t’a ndalë vullnetin e tyre”, thuhet në deklaratën e Komisionit të Rithemelimit të PD.

Share This Article