Komisioni i Rithemelimi të Partisë Demokratike zhvilloi një mbledhje mbrëmjen e së premtes në selinë blu. Në përfundim, Sali Berisha, i cili ishte i pranishëm në takim, pati një prononcim për mediat.
Ai tha se mes anëtarëve të Komisionit u diskutua për probleme organizimi. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Berisha tha se do të hiqen dyert e blinduara dhe se procesi i vendimmarrjeve po ecën mjaft mirë.
Sali Berisha: Nuk kam asgjë të veçantë t’ju them se u morëm vetëm me probleme organizimi, të cilat nuk kanë asnjë interes, as për ju si gazetarë, as për ndjekësit tuaj.
Pyetje: Do të hiqen dyert e blinduara?
Sali Berisha: Padiskutim, të gjitha, do të normalizohet çdo gjë. Është një proces vendimmarrje në të gjitha nivelet tani dhe po ecën mjaft mirë. Edhe sot, janë marrë vendime për organizimin.
Pyetje: Kur ishte kaq e thjeshtë për të hyrë në seli, a mund të ishte shmangur 8 Janari?
Sali Berisha: Tani më ktheni ju mua në kohë mbrapa, unë dua të shoh përpara.