Komisioni i Rithemelimit u përpoq të hyjë në PD, Basha i vështroi nga kafja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lulzim Basha paraditen e sotme konsumoi një kafe me gazetarët që mbulojnë zhvillimet në selinë blu vetëm pak metra larg selisë blu.

Ka qenë pikërisht ky moment kur Grupi i Rithemelimit të PD ka shkuar në selinë e PD për të zhvilluar një mbledhje dhe ka gjetur dyert e mbyllura.

Ndryshe nga dje Basha këtë herë e ka parë nga lokali ku ishte ulur momentet kur disa anëtarë të Grupit të Rithemelimit trokitën në dyert e PD për të hyrë brenda në seli.

Pasi ata janë larguar kryedemokrati është kapur nga kamerat duke hyrë brenda ambienteve të selisë nga dera anësore e godinës.

Share This Article