Komisioni për Reformën Zgjedhore mblidhet pak orë para protestës së opozitës, seancë dëgjimore me Organizatat e Diasporës. Ja si do të zhvillohet takimi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore do të mblidhet ditën e nesërme, datë që përkon me protestën e opozitës.

Ndërsa protesta pritet të nisë në orën 17:30, mbledhja e Komisionit do të zhvillohet në orën 15:00 dhe do të jetë një seancë dëgjimore me Organizatat e Diasporës që kanë fushë të përgjegjësisë së tyre çështjet zgjedhore.

Mbledhja e Komisionit do të zhvillohet online, me anë të mjeteve të komunikimit elektronik në platformën “Zoom”.

Kujtojmë se dhe mbledhja e shkuar u zhvillua online dhe ishte një seancë dëgjimore me Shoqërinë Civile.

Zhvendosja e mbledhjeve online është bërë për shkak të aksionit opozitar.

Share This Article