Komisioni që po heton shkeljet e mundshme të Metës, mblidhet nesër

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nesër në orën 12:00 do të mblidhet komisioni hetimor që po heton shkeljet e pretenduara nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Top Channel ka mësuar se tashmë ky komision posedon përgjigjet e ardhura Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor dhe Qendra e Publikime Zyrtare.

Presidenca ka bashkëpunuar me këtë komision duke dërguar si përgjigje një material 20 faqesh.

Nuk dihet ende nëse ky komision do të ftojë për të dëshmuar kreun e shtetit siç edhe parashikohet në rregulloren e të tilla komisioneve.

Presidenca nuk i ka dhënë ende përgjigje nëse presidenti do të shkojë përpara këtij komisioni në rast se i mbërrin një ftesë e tillë.

Ky komision ka kërkuar dhe ka marrë informacion të detajuar nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Përgjithshme për krimet zgjedhore. Atyre u është kërkuar që të japin të dhënat për procedimet që lidhen me krimet zgjedhore për periudhën 1 janar – 10 qershor 2019, si dhe për periudhën pas çdekretimit të datës 30 qershor. Mbetet e paqartë përse ky informacion do t’i shërbejë komisionit hetimor.

Komisioni Parlamentar Hetimor mësohet se ka hartuar një listë me ata të cilët do të dëshmojnë, listë e cila mbahet top-sekret.

Po për këtë çështje në Tiranë më 6 shtator do të mbërrijë një delegacion i Komisionit të Venecias në një mision fakt-mbledhës.

Ky komision do ta ketë të lehtë të japë një opinion të shpejtë, pasi nuk mungon precedenti. Komisioni i Venecias për një çështje të ngjashme kohë më parë kur Qeveria moldave pati një përplasje me presidentit e vendit, u shpreh me opinion i cili vlejti për të shkarkuar presidentin e Moldavisë për shkelje kushtetuese.

Share This Article