Kompania hekurudhore humbet 400 milionë euro si pasojë e grevave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Grevat kundër reformimit dhe unifikimit të sistemit të pensioneve kanë konsumuar të ardhurat e kompanisë shtetërore hekurudhore të Francës (SCNF) me rreth 400 milionë euro, sipas drejtuesit të firmës.

“Kjo është një shumë e konsiderueshme”, deklaroi kryetari i SCNF-së, Jean-Pierre Farandou.

Një zëdhënës i kompanisë SNCF deklaroi se udhëtimi hekurudhor vazhdon të ketë ndërprerje edhe në prag të Krishtlindjes, ku në funksion janë vetëm dy e pesta e trenave me shpejtësi të lartë TVG.

Përgjatë muajit dhjetor sindikata të shumta kanë zhvilluar greva të vazhdueshme, në protestë kundër planeve të presidentit Emmanuel Macron, për reformimin dhe unifikimin e sistemit të pensioneve në vend./ATSH/ 

Share This Article