Ndërmarrja italiane e energjisë “ENI” u gjobit me pesë milionë euro për reklamim të gabuar të naftës, si ekologjike, deklaroi sot agjencia italiane AGCM.
Gjiganti i energjisë italiane përdori slogane të tilla si “Naftë Ekologjike” për të promovuar karburantin e saj “Eni Diesel +”, me përbërës nga vajrat vegjetalë.
“ENI” deklaroi se përdorimi i karburantit mund të rezultojë në emetime më të ulëta gazi deri në 40%, 5% më pak dioksid karboni dhe 4% më pak konsum karburanti.
AGCM deklaroi se “ENI” u zotua të ndalonte publikimin e reklamave të naftës “Eni Diesel+” dhe mospërdorimin e fjalës “ekologjike” në promovimin e produkteve të naftës.