Kompania më e madhe ruse ndërpret energjinë elektrike në Finlandë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kompania finlandeze e shpërndarjes së energjisë elektrike Fingrid, njoftoi se Inter RAO, kompania më e madhe ruse e energjisë elektrike, nuk do të furnizojë më Finlandën me energji elektrike për shkak të problemeve në pranimin e pagesave.

Sipas deklaratës së Fingrid, kompania është njoftuar nga filiali finlandez i Inter RAO, RAO Nordic Oy, se eksporti do të pezullohet që nga e shtuna.

Operatori finlandez theksoi se rrjeti elektrik nuk është në rrezik, duke thënë: “Në kohët e fundit, energjia elektrike e importuar nga Rusia ka mbuluar afërsisht 10 për qind të konsumit total të Finlandës”.

 “Mungesa e importit të energjisë elektrike nga Rusia do të kompensohet duke importuar më shumë energji elektrike nga Suedia dhe duke prodhuar më shumë energji elektrike në Finlandë”, tha Reima Paivinen, nënkryetare e kompanisë Fingrid.

Share This Article