Kompletohen ekipet e fazës së grupeve në Champions

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndeshjet ‘play-off’ të së mërkurës plotësuan ekipet e fazës së grupeve të Champions League. Fenerbahçe e Mourinho-s mbeti jashtë turneut, pasi u kualifikua Benfica.

Portugezët fituan 1-0 ndeshjen e luajtur në Lisbonë, ndërsa ndeshja e luajtur në Turqi kishte përfunduar 0-0. Golin e vetëm e realizoi në minutën e 35 turku Aktürkoğlu, teksa Benficës i ishin anuluar më herët edhe dy gola me sistemin VAR.

Më tej, u kualifikuan edhe Club Brugge, Copenhagen dhe Qarabağ. Club Brugge fitoi edhe takimin e dytë me rezultatin e thellë 6-0 ndaj Rangers.

Në Glasgow, takimi i javës së kaluar kishte përfunduar me rezultatin 3-1 në favor të ekipit belg. Copenhagen eliminoi Basel-in e Xherdan Shaqirit, pasi e mundi 2-0 në Danimarkë. Sfida e parë në Zvicër ishte mbyllur në barazim 1-1.

Fazës së grupeve iu bashkua edhe ekipi nga Azerbajxhani, Qarabağ. Humbja 3-2 me Ferencváros në shtëpi nuk ndikoi, pasi e kishte fituar me rezultatin 3-1 takimin e parë në Hungari.

Sot në mbrëmje, në orën 18:00, do të hidhet edhe shorti i fazës së grupeve, ku marrin pjesë 36 ekipe.

Share This Article