“Komplot!”, Bardhi me tone të forta në Kuvend pasi PD bëri Açkën kryetare grupi, ndërhyn Nikolla: Nuk të marr leje ty!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një komplot e ka cilësuar Gazment Bardhi shkresën e PD që lexoi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ku njoftohej se Flutura Açka ishte kryetarja e grupit parlamentar.

Ky i fundit me tone të forta u shpreh kundër, ndërsa pohoi se nuk po diskutohej për kreun e grupit të PS-së. Ndërkohë, Nikolla tha se nuk i merrte leje se kujt ia jepte fjalën apo se si do të procedohej në Kuvend.

DEBATI
Bardhi-Çuçit: Qesh ti (Çuçi) se të merr Lindita në zyrë dhe vendos kryetarin e grupit të PD

Bardhi: Gënjyet kur thatë se po prisni opinion e zyrës juridike të Kuvendit.

Nikolla-Bardhit: Ju nuk rrini te vrima e çelësit të zyrës time të dini më kë flas unë

Bardhi-Nikolla: Nuk mund të thërrisni lloj lloj deputeti që ju vjen në zyrë me lloj -lloj zari që ju vjen nga pas

Share This Article