Policia gjermane ka arrestuar sot tre pjesëtarë të organizatës terroriste të Hamasit në Berlin.
Dyshohet se ata po përgatiteshin për një sulm në disa sinagoga hebreje në Evropë, thanë prokurorët gjermanë pas arrestimeve.
Tre burrat, së bashku me një të dyshuar tjetër të arrestuar në Holandë, thuhet se kishin filluar të përgatisnin një depo armësh në kryeqytetin gjerman, ku armatimet do të “mbaheshin në gjendje gatishmërie në funksion të sulmeve të mundshme terroriste kundër institucioneve hebraike”.
Sipas gjermanes Bild të arrestuarit janë Abdelhamid Al A., El-R. të lindur në Liban dhe Mohamed B. i lindur në Egjipt.