Komuna e Gostivarit: Investim mbi 100.000 euro në asete të reja në NP “Komunalec”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komuna e Gostivarit dhe Ndërmarrja Publike “Komunalec” promovuan makineritë dhe asetet e reja të ndërmarrjes “Komunalec”.

Nga Komuna e Gostivarit theksojnë se ky projekt përfshin mbi 100.000 euro në investime në makineri dhe asete me qëllim të përmirësimit të shërbimeve komunale për qytetarët.

Sipas tyre, 50 kontejnerët të cilët do të shpërndahen lokacione të ndryshme, dy kamionët për mbledhjen e mbeturinave si dhe makina speciale për pastrimin e rrugëve do ta lehtësojnë më shumë punën e mirëmbajtjes së higjienës publike.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që në kontejnerë të hedhin mbeturinat, të mos hedhin materiale ndërtimore dhe gjëra të forta në mënyrë që ta mirëmbajmë higjienën publike”, thuhet në fund të njoftimit.

Share This Article