Komuna e Prizrenit në partneritet me Halil Kastratin do të ndërtojë 30 shtëpi për të pastrehët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me themeluesin e shoqatës bamirëse “Jetimët e Ballkanit” Halil Kastratin.

Kryetari i Prizrenit, përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka bërë të ditur nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje.

“Me qëllim të krijimit të kushteve për banim për familjet në nevojë, sot së bashku me themeluesin e shoqatës bamirëse “Jetimët e Ballkanit”, Halil Kastrati, nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e 30 shtëpive sipas formës “çelësa në dorë”.

Përveç kësaj marrëveshjeje, Komuna e Prizrenit këtë vit me të hyrat komunale do t’i ndërtojë edhe 30 shtëpi të tjera, ndërkaq do të rinovojë edhe 30 shtëpi dhe 30 kulme, duke bërë kështu zgjidhjen e problemit të banimit për së paku 120 familje nevojtare”, ka shkruar Haskuka. /

Share This Article