ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës 2 hours ago
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe 2 hours ago
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë  2 hours ago
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan  2 hours ago
Berisha tenton arratisjen nga burgu i Lezhës, liria i zgjat vetëm 500 metra  2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Komunistët që nuk e dallonin dhjetorin prej të dhjetit (tetorit)! – Nga: At Zef Pllumi

albnews by albnews
14 January, 2025
in Albania
0
Komunistët që nuk e dallonin dhjetorin prej të dhjetit (tetorit)! – Nga: At Zef Pllumi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Më kishin mbetë pak muej për me krye dënimin [në Kënetën e Maliqit], por ishem mërzitë aq shumë, se dyshojshem a mund ia mbrrijë asaj ditës së lirimit. M’erdh ndër mend, me ba nji lojë. Kishem vu re, se ata ushtarakët që ishin të ngarkuem, me mbajtë regjistrat e evidencat, ishin aq injorantë, sa nuk dijshin me dallue muejt: Dhetorin prej të dhetëtit (Tetorit).

Ishte si rregull, që dy muej para se të vinte dita e lirimit, duhej me i ba nji kërkesë komandës së burgut, ku ishe efektiv. Un ia bana nji kërkesë Burgut të Shkodrës, tue i thanë që; më 14 të dhetëtit plotsoj dënimin e, duhej të më lironin, pamëvarsisht se un, e kishem më 14 Dhetor. Ia lexova kërkesën At Donatit e, At Aleksit. Ata më bërtitën të dy. Më thane; aman, mos ban marina, se të mbysin. Por un e bana marrinë. E nisa letrën. Pritshem ndonji përgjigje. E kotë. Mërzia më shtohej përditë. E si mos me u shtue?! Nuk mund shifshem ma keq. Puna ishte randue aq shumë: trajtimi i Komandës, nuk bahej ma i egër; njerzit ishin shterrë fuqish: Çadrat e Vdekjes ishin dhetëfishue; kapanonet plot me njerz të smundë. Nji pjesë e madhe, ishin ajë kambësh e mucatë fëtyret. Ashtu zharg, i nxirshin në punë. Çdo mëngjes, ishte nji terror i tërbuem. E vërtetë që thohej se; mbas dënimit të Koçi Xoxes, ishte ndalue shkopi e rrahja, por qe se, për sherr, kishte teprue aty ndonji bisht lopatet, që duhej provue, a thue mund thehej për shpinë të njeriut!

RelatedPosts

Berisha tenton arratisjen nga burgu i Lezhës, liria i zgjat vetëm 500 metra 

Aksident fatal në Tiranë/ Makina përplas motomjetin, ndërron jetë në vend 40-vjeçari 

“Do kërkojmë falje publike”/ PD s’do e ankimojë Avokatin e Popullit në Kushtetuese, Berisha: Le ta gëzojë Rama 

Pisllëku, mizerja, mizat, morrat, era e qelbte e kënetës, uji i ngjelmët e i amshtë, bile me krymba, bukën, po nuk e hanger, sa ta merrshe në dorë, ishte rrezik, se ta vjedhshin, natën e ditën. Kishin mbarue ato takimet, e bisedat grupe-grupe. Të merrte malli, me e pa nji mikun tand e, nuk dijshe ku me e gjetë.

Nji ditë, nji djalë i ri po më thonte:

– E din ti kanalin e Dunavecit? – Posi nuk e dij? Aty rash un dëshmor.

– Uu, me të vërtetë, ti nuk ndigjove me punue aty, na u zhgatrruem fare. Sa të marrë që u treguem: këta janë babai i rrenës. Aty pra, afër Dunavecit, asht Vloçishti. Në vjetin që shkoi, kam punue atje. Ishte kampi ma i tmerrshmi, që mund mendohet. Sa vetë kanë vdekë, ndër tortura të punës! E kam pa me sy të mij priftin katolik, Papa Josif Papamihalin, kur e kanë mbulue për së gjalli me llucë, aty në mes të kanalit. Shumkush u dëshprue e, nuk mundi ta durojë ma gjatë vdekjen. Shokët e mij, para se me fjetë, vijshin me u falë, me marrë hallallin e thojshin: “U pafshim n’atë jetë!” e u hidhshin te telat e rrethimit, për me u pushkatue. Por, edhe ky kamp, po vjen tue marrë pamjen e tij: pak gja ndryshon. Drue se edhe këtu, për së shpejti do të filloje hudhja ndër tela. Jeta nuk durohet ma, në kët mënyrë. E pashë se ishte dishprue. U mundova t’i jap zemër. Po çka t’i jap: un ishem keq për vedi, vetëm shpresojshem se po më vjen ndonji përgjegjë. Përgjegje nuk erdh. At Donati, kishte mbrrijtë aq keq, sa mezi mbahej në kambë. I bani nji letër Mehmet Shehut, i cili kishte marrë Ministrinë e Brendshme në dorë, ku i kërkonte, me e transferue për në Burrel.

– Si, – i thashë un, – për në Burrel?! Po a din që atje thonë se asht e shkrueme: Burrel, ky hynë e nuk del?!

– Më thanë se për atje, ashtu thohet, ndërsa ketu, nuk asht shkrue gja, por desin përditë, ma shumë se atje.

Mbas disa kohe Mehmet Shehu ia pranoi lutjen. Por mue, nuk më erdh nga Shkodra kurrnji përgjigje. Atëherë hodha gurin e fundit. Me nji letër, lajmova se; më dt.14 të dhetëtit, kishem ditën e lirimit! /  (pjesë nga Rrno vetëm për me tregue)

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

14 December, 2025
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

14 December, 2025
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

14 December, 2025
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result