ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale 13 hours ago
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike 14 hours ago
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë 15 hours ago
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision 15 hours ago
Rubin në Hagë: Hetimet për vrasje nga UÇK-ja nuk u vërtetuan kurrë, shumë nga akuzat janë të fabrikuara 18 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Komuniteti shqiptar, pjesë dinamike e jetës në Uster

albnews by albnews
29 December, 2019
in Albania, Bota
0
Komuniteti shqiptar, pjesë dinamike e jetës në Uster
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Emigrantët shqiptarë përbëjnë rreth 5 për qind të rreth 180 mijë banorëve në qytetin e Usterit, në Masaçusets. Ndërsa shqiptarët e parë u vendosën atje në fillim të shekullit të kaluar, një valë e dytë e ardhur pas viteve ’90 ka pasuruar komunitetin dhe tani 5 breza shqiptarësh kontribuojnë në jetën e qytetit, duke ruajtur dhe përhapur gjithashtu traditën e tyre.

Gregory Steffon u përket trashëgimtarëve të komunitetit shqiptaro-amerikan që u krijua në Uster me 400 familjet e para, kryesisht nga zona e Korçës para 105 vjetësh.

Rreth asaj kohe, u themelua edhe Kisha shqiptare Ortodokse e Usterit, duke u bërë qendër e komunitetit.

RelatedPosts

Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

Oficerët amerikane zbarkojnë në Bjellorusi, vëzhgojnë nga afër stërvitjen ushtarake me Rusinë

“Komuniteti filloi të krijohej në vitet 1900 dhe të organizohej rreth vitit 1915 dhe një nga arsyet që kisha u ndërtua këtu në Uster, ishte sepse ishte dikush që jetonte në Hudson të Masaçusetsit këtu afër dhe kisha greke nuk pranonte ta varroste sepse ishte një patriot shqiptar”, ka thënë Steffon për Zërin e Amerikës.

Bëhej fjalë për Kosta Dishnicën, një patriot shqiptar.

Gregory thotë se për 50 vjet nuk pati imigrantë të rinj për shkak të komunizmit, dhe komuniteti u përpoq sa mundi të ruante traditën.

“Tani ndoshta ka pesë breza shqiptaro-amerikanësh që jetojnë këtu në këtë komunitet. Në mbi 20 vitet e fundit, pasi ra sistemi komunist në Shqipëri, pati një valë të re njerëzish që erdhën nga Shqipëria, pas 50 vjetëve që nuk pati të ardhur”, shton ai.

Familjet e reja, tha ai filluan të vijnë dhe më pas të afërmit e tyre dhe kështu është rritur komuniteti dhe sot ka më shumë shqiptarë se kurrë më parë.

Kisha ndodhet sot në një godinë re që u ble në vitin 1982 dhe afreskot janë bërë nga një artist shqiptar, Dhimitër Cika. Prifti Mark Doku, shërben këtu prej 15 vjetësh.

“Tani më shumë se kurrë, është shumë më e lehtë për shqiptarët, nga ç’ishte në fillim të shekullit. Si shqiptarët, edhe grupet e tjera kishin një ndjesi jo të rehatshme, ndoshta ndjeheshin edhe të turpëruar, për shkak të pengesës së gjuhës dhe sepse nuk dinin ç’të bënin. Tani ata janë të integruar në mënyrën amerikane të jetesës”, thotë Doku.

Ai thotë se komuniteti shqiptar ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm, që t’u tregojë njerëzve se “kush jemi ne si popull, si kulturë dhe megjithëse Shqipëria është shumë e vogël, është shumë e njohur mirë në Uster”.

“Duke qenë shqiptarë ne ndonjëherë jemi gjaknxehtë, kemi një pasion për jetën, shqiptarët njihen për këtë. Ata janë gjithashtu të njohur më veçanërisht për mikpritjen e tyre. Janë njerëz që i duan njerëzit dhe këtë nuk e sheh vetëm në Shqipëri por edhe këtu, janë të ngrohtë, e shijojnë jetën e komunitetit”.

“Gjatë 20 vjetëve patëm njerëz që hapën biznese: kompani sigurimesh, doktorë, pronarë restorantesh. Kemi një komunitet biznesi shumë energjik shqiptar”, thotë Gregory.

Mes tyre, është Orieta Kristo, që ka një biznes sigurimesh:

“Dhe gjithmonë jam munduar të ndihmoj sado pak ose duke bërë punë vullnetare, ose duke dhënë fonde për të mbledhur ndihma për komunitetin”, thotë ajo.

Oriola Koçi dhe bashkëshorti i saj, janë bashkëpronarë të dy restoranteve, Altea’s Eatery dhe Livia’s Dish, që kanë fituar disa çmime.

“Fakti që ishim në Uster, që jemi të rrethuar nga kaq shumë shqiptarë, na bënte dhe neve, edhe njerëzit që vinin më të rehatshëm, na jepte një çikë më shumë shpresë që çdo ditë do bëhej më mirë. Usteri është qytet i vogël por me shumë shqiptarë që tani një brez i ri që ka filluar të integrohet në jetën e biznesit, politikës, me të vërtetë po punojmë me njëri-tjetrin”, thotë ajo.

Atë e motivon mbështetja e klientelës së tyre.

“Këta njerëz që vijnë, kënaqen, kritikat e mira që marrim ne, çmimet, janë me të vërtetë ajo që më bën të them që nuk ka biznes dhe punë pa ditë të këqija, por do kalojë dhe do vijë dita më e mirë”, shton ajo.

Frenklin Zdruli, është një nga aktivistët e komunitetit që i takon valës së re të imigracionit dhe thotë që çdo brezi i takon të ruajë dhe përçojë traditën:

“Suksesi i secilit prej nesh është edhe një sukses i mirëfilltë edhe për suksesin e komunitetit dhe është një rrugë me dy kalime. Sa më të suksesshëm të jemi si individë aq më të fortë e bëjmë dhe komunitetin shqiptar”, thotë Zdruli.

Një nga kontributet me peshë në jetën e Usterit, është festivali shqiptar, krijuar në vitin 1983 që bëhet një herë në dy vjet dhe që mbështetet nga komuniteti dhe njerëz të biznesit si zonjat Kristo dhe Koçi. Aty shqiptarë dhe jo shqiptarë shijojnë ushqimin, njihen me muzikën dhe traditat e vendit.

Zoti Zdruli është edhe pjesë e ekipit menaxhues të kompleksit “Illyrian Gardens” me 72 apartamente, ku që nga viti 1991, strehohen të moshuar.

Ai thotë se ka ardhur koha që shqiptarët të shkruajnë historinë e tyre, të komunitetit të tyre.

“Kemi filluar një projekt afatgjatë që është në hapat e para, në bashkëpunim me Muzeun Historik të Usterit për të dixhitalizuar të gjithë këtë histori 105 vjeçare”.

“Që fëmijët të rriten me nocionin që Usteri është shtëpia e tyre dhe familja e tyre, ata vetë janë një pjesë e familjes së madhe amerikane këtu në Uster”, deklaron Zdruli.

At Doku thotë se pa dyshim që shqiptarët i japin një shije të veçantë Usterit.

“Rrallë qëllon që të kesh një festë dhe të mos dalë dikush të nxjerrë kitarën, ose tre-katër veta qeshin, këndojnë, gëzojnë shoqërinë e njëri-tjetrit, prandaj përsa kohë të ketë shqiptarë në këtë qytet, qyteti do të ketë gjallëri”, përfundoi Mark Doku.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

15 September, 2025
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

15 September, 2025
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

15 September, 2025
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

15 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result