Koncensioni i Butrintit, deputetja e PD: Po gërmohet dhe shkruhet historia nga antishqiptarë si Hernandez

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me koncensionin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Ndërsa theksoi se aty po gërmohet dhe shkruhet historia antishqiptare.

Në një dalje për mediat, Zhupa tha se koncesioni i Butrintit sot është në Gjykatën Kushtetuese, por kjo nuk e ndalon koncensionarin AADF në formën e fondacionit, që të zgjedh kush do gërmojë dhe të vazhdojë me gërmimet në qytetin antik.

DEKLARATA E INA ZHUPES

Ka rreth 1 vit e gjysmë që si ligjvënëse e Partisë Demokratike, kundërshtoj me argumente koncesionin e Butrintit, pikërisht edhe për rrezikun që vjen për identitetin dhe historinë tonë, duke e lënë në dorë të fondacionit privat dhe studiuesve që zgjedhin ata. Koncesioni i Butrintit sot është në Gjykatën Kushtetuese, por kjo nuk e ndalon koncensionarin AADF në formën e fondacionit, që të zgjedh kush do gërmojë dhe të vazhdojë me gërmimet në qytetin antik. Së fundmi, i përzgjedhur është David Hernandez. Për ata që ky emër nuk u thotë asgjë, dua t’ju njoftoj që ky është një studiues kubanez, dhe një nga autorët bazë që ka zgjedhur AADF, në planin e menaxhimit të Butrintit. Sigurisht edhe student i antishqiptarit me famë Richard Hodges, që si anëtar i bordit të drejtorëve, vazhdon me tezat e tij kundra shqiptareve.

Share This Article