Koncert festiv për nder të Pavarësisë së Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër, sonte ka organizuar një koncert festiv për nder të 12-vjeorit të pavarësisë së Kosovës.

Kosova të hënën shënon 12-vjetorin e Ditës së Pavarësisë. 12 vite më parë, deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan Rezolutën e shtetit të pavarur të Kosovës, e cila rezolutë pas më shumë se një shekull robëri nga pushtuesi serb, Kosovën e bënë të barabartë me shtete demokratike dhe të lira të botës.

E në koncertin e mbajtur sonte në Londër, pas fjalës së mbajtur nga Arrita Gjakova, e ngarkuara me punë në Ambasadën e Kosovës, të pranishmit, që kryesisht ishin komuniteti shqiptar në Londër, u argëtuan nga bendi muzikor, raporton Albuk Tv.

Që të pranishmit të kalojnë çaste sa më të mira festive, pikat muzikore i interpretuan mezosopranoja Besa Berberi, në piano Mimoza Drancolli, klarinet – Fatbardhe Gashi, flaute – Dardane Nallabani-Batalli dhe violinë – Illija Ushakov.

Share This Article