Koncesioni i sterilizimit, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet sërish në SPAK

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet sërish në SPAK. Beqaj do të firmosë para oficerit të BKH-së në orën 15.30.

Ndaj tij janë caktuar masat e sigurisë “Detyrim për paraqitje” dhe “Ndalim i i daljes jashtë shtetit”.

SPAK e akuzon atë për shpërdorim detyre për koncesionin e sterilizimit, ndaj Prokuroria e Posaçme zyrtarizoi hetimin për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, lidhur me koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, kontrata koncesionare 10-vjeçare afro 100 milionë dollarëshe, e cila u firmos në dhjetor 2015 dhe ende vijon.

Prokuroria e Posaçme bëri me dije se ish-ministri ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës në lidhje me procedurat e ndjekura për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë euro. Kështu, sipas hetimeve të zhvilluara deri në këtë fazë, ish-ministri akuzohet për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike.

Share This Article