Konferenca e Ambasadorëve “Diplo 2025” mbledh në Tiranë ambasadorët shqiptarë nëpër botë, në fokus integrimi në BE

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadorët shqiptarë të akredituar nëpër botë do të mblidhen në Tiranë gjatë tre ditëve në vijim, për të marrë pjesë në Konferencën e Ambasadorëve “Diplo 2025”.

Me titull “Shqipëria 2030: në Evropë, e ndërlidhur me botën”, konferenca do të zhvillohet në formën e paneleve me pjesëmarrjen e ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë.

Diskutimet do të fokusohen në integrimin evropian të Shqipërisë dhe të rajonit, diplomacinë ekonomike, si edhe në çështjet e sigurisë rajonale e globale.

Ky është një pikëtakim i rëndësishëm i shërbimit të jashtëm për të përcaktuar prioritetet, për të adresuar sfidat kryesore dhe për të forcuar shërbimin konsullor për qytetarët shqiptarë.

Share This Article